Friday, March 29, 2024
Sporti

“Gjakova Trail 2022”

Klubi i atletikes “Vellaznimi”,  është duke vazhduar përgatitjet për edicionin e parë të garës “Gjakova Trail 2022”. Gara do te zhvillohet për të gjithë të interesuarit, në një terren  malor  me fillim në parkun e Shkugzës  dhe ka një gjatësi prej 21 kilometrave. Ngjarja, përveç aspektit garues, ka për qëllim edhe afirmimin dhe masovizimin e sportit në Gjakovë dhe rajon. Po ashtu  është paraparë të mbahen edhe aktivitete tjera argëtuese. Ky aktivitetet sportiv sipas organizatorëve ka marrë vëmendjen e komunitetit të vrapuesve nga mbarë trevave shqiptare dhe më gjerë. Erblin Tabaku  një nga organizatorët e kësaj ngjarje ka bërë të ditur se,  dy javë para fillimi të garës, rreth 100  vrapues  nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës si dhe nga vende të tjera  tashmë kanë konfrimuar pjesëmarrjen. Por, sipas tij, pritet që ky numër të dyfishohet deri në fillim të garës.  Gjakova Trail  po mbështetet nga Komuna e Gjakovës, Federata Atletike e Kosovës, si dhe nga biznese të shumta të Gjakovës dhe vendeve të tjera të Kosovës.  “Gjakova Trail 2022” mbahet me 10 shtator me fillim ne ora 10.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *