Friday, April 5, 2024
AktualeLajme

Gjakova u zgjua me petkun e bardhë

bora 1

 

Nga mëngjesi i sotëm Gjakovën e ka mbuluar bora e re e cila për shkak të temperaturave të larta po shkrihet dhe po krijon rrethana të vështirësuar për këmbësorët, ndërkohë që të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullimin normal të trafikut. Nga mesnata ekipet kujdestare të Ndërmarrjes Publike “Çabrati” kanë dalë në aksion. Drejtori Avdulla Babalija thekson se kanë ndërmarrë të gjitha masat që nga mesnata kur ka nisur bora

“Ekipet tona kanë filluar punën nga mesnata dhe janë pastruar të gjitha rrugët. Jemi mirë të përgatitur për rrethana të acarit dhe borës. Vështirësi kemi pasur nëpër rrugët dytësore ku janë parkuar automjetet, sepse po pengojnë punën e pastruesve” tha Babalija.