Gjakovapress kremton 5 vjtorin…
Me një solemnitet rasti të martën pasdite u shënua pesë vjetori i daljes së numrit të parë të gazetës së përmuajshme lokale “Gjakovapress”. Me këtë rast u fol për arritjet e këtij mediumi të ri në komunën e Gjakovës, i cili për një kohë të shkurtër falë edhe portalit informativ ka arritur të mbledh rreth vetës mijëra lexues në Gjakovë dhe diasporë.
Për kontributin e dhënë me shkrime në arritjet e gazetës për pesë vitet e shkuara u nderuan me mirënjohje: Akademik Esat Stavileci, prof.Masar Rizvanolli, krijuesi dhe publicisti Agim Byci, veterani i gazetarisë sportive Sali Vula e tjerë. Ndërkaq në solemnitetin e organizuar në restaurantin “Svvis Bistro-B” në mënyrë të veçantë nga Kuvajti ka përshëndetur profesor Jahja Kokaj i cili tha se: “Pas shumë ngjarjeve jo të mirëseardhura të para, gjatë dhe pas luftës, krahas lirisë që fituam, themelimi i gazetës Gjakovapress është një nga arritjet e shënuara pozitive. Me shkrimet shumë atraktive është fut në kureshtjen dhe zemrat e gjakovarëve.” Përgëzime për këtë përvjetor ka sjellë edhe publicisti nga Tirana ,Murat Gecaj si dhe njohësi i mirë i rrugëtimit të gazetarisë kosovare Ramiz Kelmendi.
Editori i Gjakovapress-it, Zeki Vehapi tha se, me këtë gazetë lokale nga fillimi është synuar të depërtohet në gjitha familjet gjakovare duke i shërbyer, informimit për ngjarjet e rëndësishme aktuale në komunën e Gjakovës, prezantimit të halleve dhe sukseseve në të gjitha fushat e jetës dhe punës e me theks të posaçëm në prezantimin e traditës së kaluar në të gjitha fushat e në veçanti në atë të shkencës, arsimit, kulturës dhe sportit si dhe synimeve për të ardhmen.