Tuesday, April 9, 2024
Gjakova PresssKulturë

Gjakovapress me kalendarin Gëzuar 2020

Dhuratë e lexuesve të revistës Gjakovapress,  kalendari Gëzuar 2020, me urën e rinovuar të Terzive.

Esnafi i terzive rreth vitit 1730 ndërton Urën e Terzive mbi lumin Erenik, në rrugën kryesore që lidh Gjakovën me Prizrenin. Ndërtimi i kësaj ure zgjati afro 10 vjet. Se sa ishte e përhapur  kjo zeje në Gjakovë tregon edhe fakti se ndër dyqanet e para që ndërtohen në Çarshinë e madhe janë ato të terezive,  apo të rrobaqepësve, dëshmi kjo që tregon se terzitë ishin të parët zejtarë të Gjakovës,  krahë për krahë të cilëve filluan të zhvillohen edhe Tabakët (lëkurëpunuesit) e më vonë edhe Kazazët(mëndafshpunuesit) e të tjerët.

Këtë vit kjo Urë u revitalizua për të qenë e qasëshme për vizitoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *