Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së është regjistruar vetë një rast me Covid 19, ndërsa janë shëruar 58 pacientë. Momentalisht në komunën e Gjakovës janë gjithsejtë 1 mijë e 876 persona të infektuar dhe 1 mijë e 356 të shëruar. Brenda kësaj periudhe 24 orëshe është raportuar për dy raste të vdekjeve (64, 51 vjeç).
Aktualisht janë 434 raste aktive me Covid-19.
Në Spitalin Isa Grezda sipas raportit të sotëm , ka një trend të rënies së numrit të pacientëve të dyshuar. Derisa ditën e hënë kishte 107 pacientë, sot janë 81 pacientë të hospitalizuar që janë duke u trajtuar për Covid, e prej tyre 41 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Me oksigjeno terapi janë 43 pacientë dhe 1 në CPAP maskë. Në mesin e të trajtuarve si pozitiv, janë edhe 2 mjek, 11 infermier dhe 3 nga stafi teknik.