Gjatë 24 orëve, në Gjakovë shërohen 140 pacientë nga Covid 19
E shtuna e 21 Nëntorit është dita me më së shumti të shëruar nga Covid 19 në komunën e Gjakovës. Sipas IKSHPK-së, nga numri i përgjithshëm i të shëruarve në nivel vendi- 721, në komunën e Gjakovës janë shëruar 140 pacientë.
Ndërkaq brenda 24 orëve është raportuar për 28 raste të reja (23 në qytet dhe 5 në fshatrat: Berdosan, Dujakë, Morinë, Raçë dhe Rogovë). Numri i përgjithshëm, I të infektuarve me koronavirus, nga muaji mars e deri me sot, në komunën e Gjakovës ka arritur në 1.448. Me rastin e fundit të vdekjes të një 77 Vjecari, numri i rasteve të vdekjes ka arritur në 61.
Numri i rasteve aktive në komunën e Gjakovës ka rënë nga 445 sot në 332.