Tuesday, April 2, 2024
AktualeLajme

Gjeodetët e parë shënojnë 40 vjetorin

 

gjeodetetTë shtunën është shënuar 40 vjetori i diplomimit të gjeneratës së parë të drejtimit gjeodezi, në Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, drejtim i cili për herë të parë nisi mësimin në gjuhen shqipe. Aktivitetet kanë filluar me një kafe të përbashkët, për të vazhduar me homazhe në varrezat ku prehen profesorët dhe disa nga nxënësit e kësaj gjenerate, me mbajtjen në mënyrë simbolike të një ore mësimore e për t’u përmbyllur sonte me një darkë gjithashtu të përbashkët.  Ndryshe, kjo gjeneratë njihet si gjenerata më e suksesshme, nga e cila kanë dalë gjeodetët më të njohur jo vetëm në Gjakovë e Kosovë por edhe më gjerë. Asokohe, në mesin e 40 nxënësve që ishin regjistruar në këtë drejtim, shumë prej tyre kishin ardhur edhe nga qytete tjera të Kosovës, pikërisht për faktin se mësimi zhvillohej në gjuhen shqipe dhe Gjakova ishte i vetmi vend që asokohe e ofronte këtë mundësi.