Tuesday, March 26, 2024
Lajme

Gjimnazistja gjakovare Lyra Purrini më e mira në testin e matures

Nga rreth 22 mijë maturantë që iu nënshtruna provimit të maturës, asnjë nxënës nuk ka arritur që t’i marrë 100 pikë. Rreth 6 mijë maturantët që nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do t’i nënshtrohen në afatin e dytë në muajin gusht. Për të kaluar me sukses testin e maturës nga 100 pyetje një nxënës duhet t’i ketë 40 për qind prej tyre të sakta. Nga komuna e Gjakoves ishin mbi 1 mijë e 200 maturantë dhe ende nuk janë dhënë rezultatete këtij testi për maturantët gjakovarë.

Mirëpo mediet në Kosovë kanë bërër të ditur se nxënësja e cila morri më së shumti pikë në Testin e maturs në nivel vendi  është Lyra Purrini nga Gjakova, e cila grumbulloi 95 nga gjithsej 100 pikë. Lyra është 17-vjeçare, dhe ka qenë nxënëse në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, prej ku kanë dal gjithnjë nxënës të dalluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *