Wednesday, April 10, 2024
Sporti

Gjyqtaret e hendbollit Bytyqi-Kasapi në ndeshje nderkombetare

ilir-bytyqi-syart-kasapiEdhe gjyqtarët gjakovarë të hendëbollit do të ndajnë drejtësinë në arenën ndërkombëtare. Pas dy çifteve të gjyqtarëve kosovarë,  Azemi – Beqiri dhe vëllezërve Vitaku  që tani e disa vite po drejtojnë ndeshjet që organizon Federata Evropiane e Hendbollit, në rrugë të mirë që të arrijnë këtë janë edhe gjyqtarët e  rinj nga Gjakova Iliq Bytyqi dhe Syart Kasapi.

Bytyqi e Kasapi janë nominuar zyrtarisht nga EHF-i  që të fitojnë këtë kategori, dhe  te drejtojnë ndeshjet e turneut ndërkombëtar që zhvillohet në Çeki, më saktësisht në Pragë,  nga data  17 deri më 21 prill të këtij viti .
Dyshja gjakovare Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi për sukseset e arritura ne ndarjen e drejtësisë ne lojën e hendbollit,  nga Federata e Hendbollit te Kosovës  dhe komuna e Gjakovës ishin  shpallur si më të mirët në konkurrencën e vet.