Tuesday, April 2, 2024
Kulturë

Grupi nga Gjakova dhe Artan Bakija fitues të çmimeve në Balkan Fest

Grupi artistik i muzikës popullore nga Gjakova, me një potpuri këngësh nga treva jonë,  ka marrë çmimin e publikut në  Festivalit Ballkanik që këtë fundjavë u mbajt në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Grupi artistik i muzikës popullore nga Gjakova, me një potpuri këngësh nga treva jonë,  ka marrë çmimin e publikut në  Festivalit Ballkanik që këtë fundjavë u mbajt në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Në grupin artistik ishin këngëtarët Artan Bakija dhe Leokont Bytyqi dhe instrumentistët Rexhep Naka, Arben Rraci dhe Durim Xharavina. Ndërkaq këngëtari  Artan Bakija ka marrë çmimin Këngëtari më i mirë. Me këtë rast Artani ka thënë se , “Gëzimi është i madh kur puna dhe pasioni njihen dhe vlerësohen. “Jo vetëm që u nderuam me çmimin e publikut me kolegët e nderuar nga Gjakova por edhe mu dha nderi të shpallem këngëtari më i mirë i Festivalit”, është shprehur  Bakija duke vlerësuar lartë këtë ngjarje kulturore ku morën pjesë këngëtarë, orkestra, valltarë e krijues të tjerë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i  Zi e Presheva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *