Gjakove, 11 shtator
Me bashkëorganizim të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” dhe Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjakovë, dhe me mbështetje të Komunës së Gjakovës është bërë prmovimi i veprës “Rrugëtimi i përjetësimit të Ali Ibër Nezaj në bronz” të autorit Halit Nezaj. Pas fjalës së hapjes në emër të organizatorëve nga prof. Xhevat Koshi, kryetari i Komunës, Pal Lekaj, ka folur për shëmbëlltyrën e figurës së Ali Ibër Nezajt, si dhe për autorin e kësaj vepre, Halit Nezajn, duke vlerësuar se është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe me ngritjen e shtatores dhe ndriçimit të figurës historike kombëtare Ali Ibër Nezaj. Për veprën kanë folur edhe mr. Muhamet Rogova dhe redaktorët Kastriot Shehdadi dhe Skender Gola, si dhe Shefqet Dinaj, kryetar i Degës së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dhe krijuesi Skender R. Hoxha. Autori, Halit Nezaj ka përshëndetur gjithë mbështetësit për ngritjen e shtatores së komandant Ali Ibër Nezajt, me theks të posaçëm institucionet vendore, e në veçanti, kryetarin e Komunës, Pal Lekajn. Gjithashtu, sikurse në vepër, autori ka falënderuar gjithë kontribuesit financiar për çfarë u është shprehur mirënjohës, pasi pa ndihmën e tyre edhe shtatorja do të ishte e pamundur të realizohej.
Bajram Curr 8 shttaor ’13
Klubi I shkrimtarëve dhe artistëve Tropoja në Bajram Curr, të dielën(8 shtator ’13) promovoi librin e , Halit Nezaj me titull “Rrugëtimi i përjetësimit të Ali Iber Nezajt në bronz”.
Autori ishte Iniciatori për ngritjen e shtatores së Ali Iber Nezajt në Gjakovë dhe në këtë libër ai përmes rrëfimeve, fotove dhe dokumenteve tregon prapaskenat e një pune të gjatë për zbardhjen e figurës së Ali Ibres që nga nismat e mëparshme e deri në finalizimin e projektit që kulmoi tetorin e vitit të kaluar me inaugurimin e shtatores në Gjakovë.
Nezaj ka thënë se ndjen obligim ndaj çdo qytetari dhe mbështetësve moral dhe financiar të këtij projekti që të zbardhë çdo detaj nga puna e tij dhe atyre që u përfshin në të.
Për librin dhe vlerat e tij folën Muhamet Rogova, Lulzim Logu, Kastriot Shehdadi e Skënder Gola si redaktor të tij.
“Rrugëtimi i përjetësimit të Ali Iber Nezajt në bronz” është vepra e dytë e Halit Nezaj pas “Udhës së ëndrrës së thyer” që e kishte botuar para më shumë se një viti në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.