Hapet fushata e AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të dielen në pallatin e sporteve në Gjakovë ka mbajtur tubimin e madh në prani të krerëve më të lartë të partisë, partnerit të koalicionit LDD-së dhe simpatizantëve të saj.
Pal Lekaj, i cili synon mandatin e tretë në krye të Komunës së Gjakovës, ka thënë se premtimet e mbajtura gjatë dy mandateve të kaluara e bëjnë atë te jetë komod para qytetarëve dhe t’u kërkojë besimin për të tretën herë.
“Nuk dua t’i numëroj me letër ato që kemi premtuar pasi ato shihen dhe qytetarët i gëzojnë çdo ditë në qytet dhe fshtara. Kemi dëshmitë dhe faktet që kemi tre fishuar investimet e renovimet e çdo aseti të jetës publike. Po të mos ishte kështu ne nuk do të dilnim para masës dhe të kërkonim besimin e ri”, ka thënë ndër të tjera Lekaj.
Apel për të votuar për Lekajn ka bërë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se kryetari aktual ka punuar shumë për të miren e Gjakovës. Ai ju ka bërë thirrje edhe grupit të luftëtarëve “Djemtë e Asfalltit” të cilët kanë luftuar përkrahë Haradinajt që të qëndrojnë pranë vizionit të AAK-së.