Wednesday, April 3, 2024
Sporti

Hapet perdja e stinorit pranveror në hendboll

Këtë javë hapet perdja stinorit pranveror të superligës së hendbollit të Kosovës. Në fakt, të shtunën e të dielën zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll meshkujt dhe java e 10-të tek femrat.. Në kuadër të javës së 15-të janë disa ndeshje që pritet të ofrojnë hendboll të bukur e cilësor. Hendbolistët e Vëllaznimit që stinorin vjeshtor e mbyllen në pozitën e 6-të,  të shtunën prej ores 16 në pallatin e sporteve Shani Nushi do të takohen me Dritën e Gjilanit.  Pas xhiros së 18-të, Superliga ndahet në Superligën A, ku garojnë gjashtë skuadrat e para dhe në Superligën B, ku garojnë katër skuadrat tjera. Në Superligën A skuadrat i bartin pikët vetëm nga ndeshjet e kampionatit të rregullt me skuadrat që po ashtu janë në Superligën A. Në Superligën A luhen edhe dhjetë xhiro tjera dhe kështu shpallet kampioni. Në Superligën B zhvillohet gara për mbetje në Superligë, ndërsa luhen edhe gjashtë xhiro.

Në konkurrencën e femrave  Shqiponja nesër prej ores 14.00 në Gjakovë e pret kastriotin e ferizajit, ndërsa vashat hendboliste të Vëllaznimit të dielën prej ores 17.00 e presin Prishtinën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *