Thursday, April 25, 2024
AktualeLajme

Hapet solemnisht sheshi festiv “Gjakova feston“

Gjakova feston 1Qendra e qytetit të Gjakovës të shtunën mbrëma ka qenë plot qytetatrë  të cilët kishin dalë të shofin nga afër sheshin e stolisur dhe shtëpizat e drurit që shërbenin produkte vendore dhe programi muzikor i shoqëruar me lojëra dhe fishekzjarre. Hapjen solemne të këtij sheshi e bëri  kryetarja e Komunes se Gjakoves  Mimoza Kusari Lila.
Nje ide e till eshte dhene nga vet Kryetarja e re e Gjakoves, por qe eshte mundesuar me perkrahjen e bizneseve vendore pa shpenzuar as nje cent nga buxheti komunal dhe keshtu Gjakova behet qyteti i pare qe feston 10 dite ne shesh te hapur per festat e fundvitit.
Ndonese ne temparatura te ulta, interesimi i qytetareve ishte shume i madh.
Gjakova feston 2Kusari Lila ka paralajmruar se ky shesh do qendroj hapur deri me 1 Janar dhe se naten e ndrrimit te moteve do ta pres bashk me banoret e Komunes se Gjakoves ne qender te qytetit.
Ne menyre simbolike znj. Kusari Lila se bashku me maskoten e ftuar per femije, ka bere ndezjen e fishekzjarreve duke filluar keshtu edhe festen 10 ditore qe do jete ne Gjakove.

“ Me ndrrimin e moteve, Gjakova do filloj zhvillimin e shpejte ekonomik dhe do kete perparesin qe e kishte dikur te jete prirëse e proceseve zhvillimore ne mbarë Kosovën. Ne do festojmë së bashku përgjatë këtyre 10 ditëve me aktivitete të ndryshme, por do të presim edhe ndrrimin e moteve në këtë shesh, të gjithë të gëzuar, të gatshëm për ndryshime pozitive gjatë vitit 2014”, tha  Kusari Lila.