Henbollistët e Vëllaznimit nga java në javë po shkëlqejnë
Vëllaznimi i Gjakovës, i prirë nga kryetrajneri Nexhdet Dobroshi, mbrëmë e ka shënuar fitoren e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll . Mposhti Prizrenin me rezultat 44:34 dhe tash renditet i gjashti me 6 pikë, sa i ka edhe Drenica në vend të shtatë. Në start dukej se epilogu i takimit nuk do të dihet deri në fund, por nuk ngjau ashtu, pasi loja angazhuese, mobilizimi i tërsishëm i skuadrës bënë që epilogu të dihet më herët. Pas pjesës së parë Vëllaznimi ishte në epërsi me rezultat 16:13. Arber Neziri shënoi 13 gola për Vëllaznimin pasuar me 9 shënime nga Florian Rexha, 8 nga Çlirim Rama e kështu me radhë.
Dy hendbollistët e shquar të skuadrës Kuq e zi, nga takimi i mbrëmshëm me Prizrenin, Granit Fana dhe portieri i shkëlqyer Menot Pozhegu theksuan se kjo fitore ka ardhë nga angazhimi kolektiv i skuadrës.