Hendbolistët e Vëllaznimit e mposhten KH Vushtrria
Djelmoshat e klubit të hendbollit Vëllaznimi kanë treguar dëshirë, angazhim dhe cilësi në ndeshjen që u zhvillua të dielen në mbrëmje në pallatin e Sportve në Gjakovë. Pjesa e pare u mbyll me rezultat 21:20, anipse mysafirët avanconin . Por pjesa e dytë u takoi tërësisht gjakovarëve të cilët arritën epërsi edhe deri në 6 gola, porse ndeshja e mbyll 38:35. Në takimin e sotëm shkëlyen me pritje bravuroze të dy portieret e Vëllaznimit, Menot Pozhegu dhe Erris Brahushi.
Në faqen zyrtare të klubit thuhet se , këtë fitore ia kanë dedikuar shokut të tyre Argjend Dreshaj.
Në këtë kampionat Vëllaznimi nga lojë në lojë po tregohet mjaftë cilësore prandaj pritet që krahas këtij suksesi, në të ardhmen të këthehet në numër më të madh edhe tifozeria.