Hendboll: Fitore e thellë e Vëllaznimit ndaj Llapit
Janë zhvilluar ndeshjet kampionale të elitës së hendëbollit kosovar me ç’rast Vëllaznimi shënoi fitore të thellë ndaj Llapit të Podujevës 42:17, /19:7/. Hendëbolistët gjakovarë lehtësisht mposhtën skuadrën e Llapit dhe bëri një hap më tutje drejtë sigurimit të ekzistencës në elitën e hendëbolit kosovar.
Fitore kanë shënuar edhe kadetët e Vëllaznimit sikurse edhe në konkurrencën e femrave Vëllaznimi ka mposhtur Prizrenin.