Sunday, September 1, 2024
AktualeLajmeSporti

Hendboll-Kampionati Botëror : Në Gjakovë më 4 nëntor Kosova-Lituania

hendboll kosova
Kombëtarja e Kosovës (meshkuj) zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të meshkujve 2017 i cili mbahet në Francë do ta zhvillon me datën 4 nëntor 2015 me fillim prej ora 19:00  në pallatin e sporteve  Shani Nushi ne Gjakovë. Në këtë ndeshje Kosova do të ndeshet me kombëtaren e  Lituanisë, ndeshje kjo e cila paraprakisht ishte caktuar te zhvillohet ne Prishtinë, por në momentin e fundit  për shkak të palestrës së ngarkuar të  Prishtinës,  zhvillimi i ndeshjes u transferua në  Gjakovë me marrëveshje me Federatën Evropiane te Hendbollit.

pallati-i-sportit-shani-nushiDo të jetë ky një rast I mirë për adhuruesit e hendbollit në Gjakovë që nga afër të ndjekin këtë ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, dhe të mbështesin në mënyrë sportive djelmoshat e Kosovës në rrugëtimin për kualifikimet botërore. Edhe një shkas që gjakovarët ta mbushin pallatin e sporteve është edhe fakti se në përfaqësuesen e Kosovës luajnë;  Curri, Jupa dhe Deda që luan në Zvicër bashkë me trajnerin Nexhdet Dobroshin i cili do të jetë përkrahë selektorit Taib Kabashit.

Kombëtarja e Kosovës nga e mërkura  do të gjendet në pergatitje të përbashkëta në Gjakovë , me ç’rast do të zhvillohen dy herë në ditë stërvitjet  në palllatin e sporteve  Shani Nushi.