Tuesday, April 2, 2024
Lajmet e shpejtaSporti

Hendboll: Sokol Poruba- Shqiponja 51:18

Vashat hendbolliste të Shqiponjës në kuadër të garave për Chaleng Kup të Federatës së Hendbollit të Evropës, mbrëmë kanë pësuar humbje të thellë  në Çeki në lojë me skuadrën SOKOL PORUBA 51:18.(27:8)  Diferenca e lartë prej 33 pikëve tregon më së miri për diferencën në cilësi të këtyre dy skuadrave. Ndeshja e kthimit luhet me 11 shkurt në Gjakovë, por me këtë rezultat të arritur në ndeshjen e parë, nuk ka fare gjasa për ndonjë rikthim.   Megjithkëtë pjesëmarrja në një të teten e këtyre garave duke u kualifikuar mes 16 skuadrave më të mira në Evropë, është një sukses i madh i vashave nga Gjakova.