Hendboll: Vellaznimi-Prishtina 23:23
Hendbollistët e Vëllaznimit të enjten në mbrëmje përpak sa nuk I fituan të dy pikët me Prishtinën, pretendenten për kreun e tabelës klasifikuese të superligës së hendbollit kosovar. Ishte një ndeshje atraktive me plot aksione dhe emocione, sepse ballafaqoheshin dy skuadra me qëllime të ndryshme. Vëllaznimi me një lojë të shpejtë dhe dëshirë për fitore, prirë nga portieri I shkëlqyeshëm Arbër Curri dhe “bomabraderët” Isuf Leka e Besmir Kusari ishin enigmë e pazgjidhshme për Prishtinën.
Në pjesëlojën e parë Vëllaznimi ishte më I mirë që tregon edhe rezultati 10:9, ndërsa edhe një minutë para përfundimit të ndeshjes “kuq e zinjtë” ishin në epërsi për një gol, ndërsa pas barazimit, 23:23 , 15 sekonda ishin në pronësi të topit dhe kanë mundur ta konkretizojnë me golin e fitores. Por, për këtë “fajtor” ishte portieri gjakovarë në petkun e Prishtinës, Hektor Dobroshi.
Në fund të ndeshjes për këtë lojë atraktive, plot aksione dhe dëshirë për fitore hendbollistët u duartrokiten nga publiku I cili nga ndeshja në ndeshje po I kthehet lojës së hendbollit.
Vëllaznimi në këtë stinor ka tri barazime, dy në Gjakovë, duke llogaritur Kosovën e Vushtrrisë dhe një me Drenicën si mysafir.