Hendboll:Arber Curri portieri më i miri, Edona Radoniqi golashënuesja më e mirë
Federata e Hendbollit e Kosovës ka mbajtur ceremoninë tradicionale “Laureatët e Vitit” ku janë shpallur më të mirët e vitit 2022. Çmimet kryesore i kanë fituar Egzon Gjuka dhe Tainara Luna Gonçalves. Ndërkaq në shtatëshen më të mirë ishte edhe portieri gjakovar Arber Curri i cili luan për Rahovecin. Hendbolistja Edona Radoniqi e Vëllaznimit ishte golashënuesja më e mirë kurse në shtatëshen më të mirë ishte edhe Argoneta Goqi alo e majtë e Shqiponjes. Tek shprssaat e hendbollit kosovar, kanë hyrë edhe Rron Haxhiismajli i Vëllaznimit dhe Orgesa Gola e Shqiponjes. Te kategoritë e reja KHF Shqiponja ekipi i pioniereve është shpallur më i miri..