Hendbollistët e Vëllaznimit e fillojnë stinorin me fitore
Hendbollistët e Vëllaznimit e kanë hapur si është më së miri stinorin pranveror të Superligës së Hendbollit të Kosove. Të dielën mbrëma e kanë mposhtur KH Llapin me rezultat 34:31. Nga fillimi i takimit “Kuqezinjtë” ishin më të mirë dhe mbajtën epërsinë deri në fund. Ka pasur periudha kur epërsia ishte edhe në 8 gola. Më efikasi në radhët e Vëllaznimit ishte Egzon Lluka me 7 shënime.