Hendbollisti gjakovar Kastriot Jupa për herë të gjashtë më i miri në Kosovë
Federata e Hendbollit e Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit të kaluar, që ishte i vështirë për shkak të pandemisë, por edhe i suksesshëm për hendbollin kosovar.
Çmimet kryesore i kanë fituar Kastriot Jupa dhe Albina Rugova. Pivoti i Besa Famgas dhe i Kombëtares së Kosovës, Jupa, për herë të gjashtë është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë. Jupa natyrisht ka zënë vend edhe në përbërjen më të mirë të vitit 2020,
Te hendbollistet në përbërjen më të mirë të vitit 2020 kanë zënë vend edhe hendbolistet gjakovare Burneta Rama qw luan tek Vushtrria – fundorja e majtë më e mirw, Shpresa Fazlija (Shqiponja – fundorja e djathtë më e mirë) dhe Shkurta Mehmeti e cila luan te Prishtina është shpallur hendbollistja më e mirë në mbrojtje për vitin 2020.
Te kadetët ndër më të dalluarit ishte Betim Idrizi i KH Vëllaznimi.
Ilir Bytyqi e Syart Kasapi janë shpallur gjyqtarët më të suksesshëm të vitit 2020,