Thursday, March 28, 2024
Sporti

Hendëboll: Dënime të ashpra, kundërshtojnë gjakovarët

TolloviaPas incidentit të shkaktuar në ndeshjen e hendbollit në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës kanë pasuar dënimet e rënda për klubin gjakovarë që padyshim se kanë tronditur udhëheqësin e klubit dhe lojtarët. Regjistrimi i lojës me rezultat zyrtar në të mirë të Prishtinës, heqja e një pike, pastaj dënimi i terenit për dy ndeshje dhe gjobat me të holla prej 500 euro bashkë me dënimet e hendbollistëve Isuf Leka dhe Vatan Beqrama me nga 4 ndeshje mos-lojë dhe 200 euro gjobë, bëjnë që skuadra e hendbollit Vëllaznimi të gjendet në një pozitë tejet të palakmueshme. Në arsyetimin e Komisares së garave për këto dënime thuhet se në minutën e 56-të publiku vendas i pakënaqur me sjelljet e lojtarit te KH Prishtina  Albi Gjuka, reagoi ne mënyrë josportive duke hedhur gjera të forta ne drejtim të lojtarëve të KH Prishtina, dhe pastaj hyn edhe ne fushë duke tentuar ti sulmojnë ata. Mirëpo me intervenimin e Policisë së Kosovës, u evitua më e keqja. Nga radhët e Prishtinës me 6 ndeshje mos-lojë u dënua Gjuka dhe me 4 ndeshje Prekazi.
Drejtues të klubit të hendbollit Vëllaznimi   sot   përmes një  konference për shtyp kanë shprehë pakënaqësinë, kundërshtimin dhe shqetësimin e   tyre për masat shumë të ashpra ndaj Vëllaznimit. Kryetari klubit Hasan Krasniqi ka thënë se ndaj Vëllaznimit janë marrë masa të padrejta meqense fajtorët kryesor të incidentit kanë qenë dy hendëbollistët e Prishtinës që kanë nxitur publikun të reagoi në atë mënyrë. Krasniqi shpreh keqardhje për ndërhyrjen e disa tifozëve në teren, por që pikërisht hendëbolistët dhe anëtarët e kryesisë së Vëllaznimit bashkë me policinë i kanë mbrojtur mysafirët. Ai ka paralajmëruar ankesë në adresë të federatës dhe është i bindur se kur të shqyrtohen mirë rrethanat, dënimet do të minimizohen. Edhe kapiteni i skuadrës së Vëllaznimit Arbër Curri i ka kundërshtuar këto vendime të ashpra por ka lutur lojtarët që të mos bijnë në provokime sepse ngjarjet e tilla shkojnë në dëm të hendëbollit.
Kryesia e klubit pret që arsyetimet e klubit gjakovar do të merren parasysh dhe se Vëllaznimi do të vazhdojë më tutje garat, ndërkohë që ndeshja e sotme e paralajmëruar të zhvillohet në Ferizaj do të shtyhet pasi që gjakovarët nuk do të udhëtojnë për tu takuar me Ferizajn, deri në një vendim të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *