Thursday, March 28, 2024
AktualeLajme

Hiqet taksa vjetore për shumicën e bizneseve

Kuvendi-i-Komunes-GjakoveAsambleja Komunale e Gjakovës në mbledhjen e fundit kishte marrë vendim për heqjen e taksës për bizneset e komunës, ndërkohë që të martën e edhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka sqaruar për përfituesit e këtij vendimi.

“Duke filluar nga gjysma e dytë e vitit në vazhdim të gjitha afariste me përjashtim të atyre që kanë ndikim negativ në mjedisin shoqëror dhe ambiental do të lirohen nga taksat komunale për afarizëm, “ thotë Silvana Domi drejtoreshë e DZHE. Ajo është e bindur se në këtë mënyrë do të zvogëlohen të hyrat vetjake në buxhetin komunal, por shpreson se efektet do të jenë shumëfish më të mëdha.

Në anën tjetër Kryetarja Mimoza Kusari- Lila thekson se… Zona e Lirë ekonomike pritet që shumë shpejt funksionalizohet, ndërsa tash po ndërmerren veprime të tjera që do të ndihmojnë afaristët”.

Sipas këtij vendimi disa veprimtari afariste do të vazhdojnë të paguajnë këtë taksë.

“Përjashtim nga heqja e taksës bëjnë, tregtia me shumicë dhe pakicë e lëndëve të lëngëta, të gazta 300.00 euro, veprimtarit zbavitëse , bixhozi dhe të vënit bast 2.000.00 euro tregtia me shumicë e pijeve alkoolike dhe pijeve tjera 300.00, tregtia me shumicë e duhanit të përpunuar 300.00 dhe restorantet me klube nate 1.000 euro”, ka sqaruar  zëdhënësi për informim Ali Tafarshiku.