Humanisti Jaap van ‘t Veer në Gjakovë

Zyra per informim e KK të Gjakoves ka njohtuar se kryetari i Komunës së Gjakovës  Pal Lekaj,  ka prit për vizitë humanistin ndërkombëtar dhe poetin Jaap van ‘t Veer. Në këtë takim është biseduar për shumë çështje me rendësi e veçmas për humanizmin dhe mbështetjen e njerëzve me nevojë pa dallim religjionit , kombësi apo shtetësi. Jaap van’t Veer, ka arritur që në shumë vende të botës të ndihmojë të varfrit përmes Fonbdacionit “Chaim”, themelues i të cilit është. Ky personalitet me famë botërore si humanist io përbetuar ka ndihmuar nga Kalkuta e deri në Shqipëri e Kosovë.

“ Përherë udhëtimet e mija kanë pasur për qëllim mbështetjen e qytetarëve me nevojë në shumë vende të botës”, ka thënë z. Jaap Van’t Veer, në takim me kryetarin Lekaj. Ndërkohë kryetari i komunës, këtë njeri human e ka njoftuar me të gjitha rrjedhat e zhvillimit në komunë por edhe me gjendjen sociale e ekonomike të qytetarëve të Gjakovës. Në këtë takim janë shkëmbyer edhe dhurata që tregojnë periudhat me të hershme historike të trojeve shqiptare nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 e deri në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.