Tuesday, November 5, 2024
Sporti

Humbje e thellë e Vëllaznimit në Pejë

3 me 0 është epilogu I ndeshjes së shtyer të xhirosë së 19-të të superligës së futbollit të Kosovës në mes të Besës dhe Vëllaznimit që u zhvillua të mërkurën në Pejë . Ishin dy pjesëlojë diametralisht të kundërta. Në të parën Vëllaznimi luajti mirë, u angazhua dhe krijojë raste të qindpërqindta  shënimi përmes të riut Mevlan Zeka dhe dëshmoi cilësi të larta të një loje të pjekur ku të gjitha repartet funksiononin si është më së miri. Ndërkaq  në të dytën pamë një lojë të dobët të “kuq e zinjve” që për pasojë solli tri gola brenda 20 minutave,  në portën e Dervishit. Golat për pejanët i shënuan Haxhi Zeka, në minutën e 52-të dhe Fetim Kasapi, në minutat 63-të dhe 74-t.
Kryetrajneri  Ibrahim Domi pas ndeshjes tha se moment thyes I takimit ishte ai I golit të parë që, sipas tij u shënua nga një pozitë jashtë loje.  Për këtë ai fajësoi arbritrat, të cilët I dhanë kahe të kundërt motivit dhe lojës së futbollistëve gjakovarë.
Të dielen Vëllaznimi luan në Gjakovë me Hysin, ndërkaq që ka hyrë në pozitën e të rrezikuarve, në pozitën e 11-të në tabelën klasifikuese me vetëm 18 pikë.