Humor e satirë: Rreth e rrotull Gjakovës
Dita e Pazarit në Gjakovë erdhi me çmime të reja sepse kanë ardhë shumë nga Diaspora. Sa më shumë që po vijnë, aq më të larta po bëhen çmimet e produkteve ushqimore.
Qendra e qytetit çdo mbrëmje po bëhet e frekuentuar sepse tash kanë ardhë bashkëqytetarët për pushime. Në park nuk po ka ulëse të mjaftueshme. Na shpëtoi Fontana që nuk po punon dhe njerëzit po ulen skaj saj. Ndoshta për këtë punë, komuna nuk po e funksionalizon atë…
Korona virusi pas tre muajve u zgjua nga gjumi. Nuk po e duron muzikën e lartë nëpër dasma e mbrëmje rinore…
Për pastërtinë e shtratit të lumit Llukac u fol edhe sot. Do të flitet edhe ndonjë vit derisa ti zaptojnë për ndërtim gjitha brigjet e tij…
Komuna e Gjakoves organizoi debat publik me qytetatarë. Nga pyetjet e shumta të qytetetarëve prezent, doli, jo arsimi, as punësimi por kanalizimi…
Ma nuk po pyet kush si i ka punët me vaksinim dhe koronë Gjakova, por qysh i rriten cmimet Durrësi e Velipoja…
Vaksinat Astrazeneka dhe Pfizer këto ditë janë në garë të madhe se cila më mirë e mbyt virusin Covid 19 . Derisa të dihet fituesi, si duket po na vjen pasuesi….