Wednesday, February 7, 2024
Humor

HUMOR e SATIRË: Rreth e Rrotull Gjakovës

  • Industria e Gjakoves dikur prodhonte  shumë produkte që i jepte edhe botës. Tash, shumë  fabrika të asaj kohe  u bënë rrushë e kumbull dhe po prodhohet rakija…
  • Këtë dimër nuk patëm  shumë ndërprerje të rrymës elektrike. E paskan pas lënë për në pranverë…
  • Sot kemi vendosur që të mos flasim për rrugën në dalje të Gjakovës për Pejë. Po thonë se sa më shumë që po e përmendim, cdo ditë nga një grop po shtohet….
  • Lajmi për Liberalizimin e vizave për Kosovarët sot morri dhenë. Disa u gëzuan shumë e disa në diasporë i ndërruan numrat e telefonit!!!
  • Me një ditë më vonë është shënuar dita botërore e librit me  moton  “Dhuro edhe ti së paku një libër për bibliotekën- Pasuro shpirtin e lexuesve”. Kryesore të shënohet se pyetje tjetër është ajo, sa po lexohet!!!
  • Sot ishte Dita ndërkombëtare e sigurisë dhe shëndetit në punë. Më së miri e kaluan ata që janë të papunë…
  • Sot shumë kush pasi i morri rrogat ia mësyen bregdetit, erdh një Maji, dita e pushimeve të zgjatura!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *