Friday, June 7, 2024
Gjakova Presss

Humoreska në Gjakovapress: Mysafirë me librezë gjakovalia dhe prizrenalia!

Shkruan: Osman GORANCI

Qysh nga vitet e 60-ta, kur ditët ushtarake i kanë kaluar në një kazermë, Jonoz tada i efendi Zahid Briskaxhisë nga Bazhdarhana e Prizrenit, dhe Meti i Canhaxhisë nga mëhalla e Hadumit në Gjakovë, kanë lidhur miqësi të ngusht. Më vonë kjo miqësi trashet edhe më shumë kur Jonoz tada bëhet msit i Ksavironit, djalit të Catit të Talushagës, bagjanakut të Metit, i cili edhe fejohet me Fidangylin, vajzën e madhe të Haxhi Mevlyd Bozaxhisë nga lagjja Tabakhanja e Prizrenit.

Kështu, në saje të kësaj miqësie e msitnie, një apo dy herë në vit, Jonoz tada me familje shkon në Gjakovë te Meti ose Cati dhe anasjelltas.

Pasi për festën e ndërrimit të moteve, pra, për vitin e ri, Jonoz tada ishte pesë ditë në Gjakovë, qysh atëherë u morrën vesh që Meti dhe Cati me familjet e tyre, t’ia kthejnë vizitën mu në ditët e para të verës. Kështu, këta dy, një ditë u morrën vesh të udhëtojnë për në Prizren, mirëpo për shkak të prishjes së lidhjeve telefonike vendosin që t’ia shkruajnë një letër mikut të tyre Jonoz tadës…

“I dashuri Januz…

Pik s’pari me dëshira ma t’mira ty dhe gjithë anëtarët e tjerë të familjes, po ju përshëndesim pi Gjakove. Ne jemi shnosh e mirë dhe që nga viti i ri, s’ka ditë që nuk të k’em përmendur. Hala i kujtojmë ato ditë të bukura kur patëm ardhë në Përzëren për ramazan, si dhe netët e vitit të ri që i kalum së bashku en Gjakovë… Januz, shok e mik, kismet pi zotit, javën e ardhsme pritna tungji!…

Të fala nga Meti dhe Cati, pi Gjakove…

2.

Me të lexuar letrën, Jonoz tadën e kaplojnë ethet. Jo pse nuk i do mysafirët, porse kishte një hall tjetër dhe bukur të madh. Në qytetin e tij, një kohë të gjatë ndihej mungesa e ujit të pijshëm. Tani ujë ka, por gjithëherë para përdorimit, duhet të vlohet mirë e mirë e pastaj të pihet. Pasi të këndellet pak, Jonoz tada merr një letër dhe ua kthen përgjigjen miqve nga Gjakova!…

“Efendi Met, efendi Cat…

Të dashurat shokat dhe mikat e mia!… Faliminer qi po mendoni për neve dhe qi po vini në Pizren, ku po ju presim me zemra të mllaja. Elle Jalldyze hanmi jem, e elle fmijat po gzojnë qi keni me vi te neve. Mirëpo, po lus gjis juve nga zemra qi po plas, qi kur po vini në Prizren, merrni me vete qato librezat e shëndetësijave. Mos tutni, se nuk kam ndërmend me ju zeherlisë, por në pytje osht uji qi po pijmë. Neve shumë sene nuk e kemi pas pikin e ujit, kurse tash e kemi ujë me bollëk qi po duhet me vlu para përdorimit. Masi ju gjakovalijat e keni m’su organizmat me ujin e Radoniqit, po tutna se mos po ju dhemb barki, kur po pini ujin jonë plot lloq, të cilin Jalldyze hanmi dy herë po vlon!… Po ju pres me krejt mallin qi kaq zemra jeme elle zemrat e gjis fimilijas jeme, për juve mysafirat dhe mikat e jona!… Shumë të falja po bon gjis juve edhe Jalldyze hanmi me gjis familijen”.

Falja të mllaja nga Jonoz tada pej Pizerenit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *