Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    800 vaksina për Gjakovën

    Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Ora verore

    Ora verore

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista OnlineE re
No Result
View All Result

Home Aktuale

Hysen Binaku -Lumturia e aktorit, duartrokitjet

8 years ago
in Aktuale, Gjakova Presss, Intervista
0 0
0
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Intervista nga A deri në ZH

Hysen BinakuHysen Binaku/Ceni/ është ndër aktorët më të suksesshëm të skenës por edhe një regjisor, punëtorë, organizator I palodhëshëm për përgatitjen e dhe organizimin e veprimtarive skenike që kanë për qëllim zbulimin e talentëve të rinjë të artit skenik. Është aktori që I ka për qejfi komeditë, ndërsa në rolin e “Shokut Gaf” ka thyer rekorde të një komedie të reprizuara. Gjithë jetën ia kushtoi artit skenik. Për punën e palodhëshme, për shumë dekada, u nderua me mirënjohje të shumta. Ndër më të vlerësuarat është ajo për vepër jetësore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe nga komuna e Gjakovës.

A mendoni se keni lindur për aktor?

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Nëna ime blente kukulla dhe ato pastaj i vishte dhe zbukuronte ky ishte ndikimi i parë, dhe së dyti ishin ndejat të cilat i organizonte babai me shokët në bashçen tonë, aty këndohej dhe bëhej humor.

B ukuria e një roli është interpretimi. Për ty si qëndron ky konstatim?

 Është sinqeriteti i cili e bënë aktrimin e mirë. Kujtoj se kjo ka qenë pika ime më e fortë e cila ka qenë përherë e mirëpritur nga publiku. E dini fëmijët janë aktorët më të mirë, pikërishtë se janë më të sinqertë.

C ilat janë predispozitat për një të ri të bëhet aktor?

 Për të njohur a ka predispozita a jo një i ri duhet të ketë shansen të angazhohet në shfaçje për fëmijë. Pikërishtë për këtë i jam përkushtuar festivaleve për fëmijë “Revista memoriale Nura – Domi – Bejtullahu“ si dhe “Fëmijët në skenë”, këto nga klasa e parë deri te e nënta.

Ç ka të ka tërhequr për teatrin, për skenën?

Ishte viti 1958 në klasën e pestë, kur më angazhoi shumë i merituari për teatrin, arsimtari Halim Kryeziu në shfaçjen: “Maçoku me çizme” dhe nga këtu magjia e teatrit bëri të veten.

D ita e mirë njihet në mëngjes. Për ty si ishte fillimi i karrierës?

Pastaj në shkollën e mesme erdhi komedia “Martesa e Gogolit” në premierën e të cilës ishte i ftuar edhe aktori i ynë i mirënjohur Shani Pallaska. Pas shfaçjes ai më preferoi, duke më bërë komplimente për talentin, që të shkoi për të studiuar akademin e artit në Beograd, ky ishte momenti decidivqë të përcaktohem për teatër.

Dh jetëra e dhjetëra  role ende na kanë mbetur të freskëta si aktor i Teatrit të Gjakovës. Na i kujtoni disa nga rolet  më të rëndësishme në shfaqjet  teatrale?

Jam njëri prej bartësve të roleve kryesore në teatrin e Gjakovës. Kryesishtë në komedi. Roli që u mirëprit për dhjetë vite sa u shfaq e cili mbahet mend edhe sot e kësaj dite është “Shoku Gaf” i autorit dhe regjisorit Atdhe Gashi.

E  bukura e të qenit artist, cila është?

Janë ballafaqimet e vazhdueshme me tema dhe role të ndryshme, i japin bukurin e profesionit dhe të aktorit.

Ë ndrrat tua për karrierën a të janë realizuar?

Dhjetë vitet e fundit para se të dilja në pension i pata vënë vehtës për detyrë të përkushtohem me tërë qenien në mënyrë që ta kurorëzojë me sukses. Mendoj se ja kam arritur realizimit të ëndrrës.

F ilmi shqiptarë më i dashur për ty?

Filmi “Gjoleka i biri i Abazit” i regjisorit Dhimitër Anagnosti.

G ati gjithë jeta jote është e lidhur me interpretimin , me prezantimet në skenë. Jeni i lumtur për këtë?

Padyshim. E çfarë tjetër mund të krijoj lumturinë te njeriu kur shpërblehet me duartrokitje frenetike pas çdo shfaqje nga spektatori, e papërshkrueshme apo jo ?

 Gj enerata e aktorëve të brezit tënd sfidonte brezin e aktorëve të vjetër. Si ju pranuan publiku në hapat e parë?

Siç e përmenda edhe më parë ne e patëm fatin të shoqëroheshim qysh në fëmijëri me gjeneratën e aktorëve më të vjetër. Ata na afruan dhe na bënë të ndjejmë veten më të sigurt në hapat e parë.

H arruat ndonjëherë tekstin në ndonjë shfaqje para publikut dhe nëse po si u gjendet?

Mua më njohin si aktorë që shumë shpejt e mësoi tekstin, kuptohet pas një pune këmbëngulëse, kështu që nuk jam i varur nga pëshpëritësi, megjithatë ka ndodhur, por në atë rast kam gjetur fjalën që është e afërt me atë që e kam harruar dhe e kam vazhduar. Kam pasur edhe raste kur partneri ka harruar tekstin unë ja kam pëshpëritur dhe ka vazhduar shfaqja.

I  keni nxitur edhe shumë veprimtari teatrore në qytetin tonë, posaçërisht ato të fëmijëve. Na i kujtoni disa?

Po, pikërisht para 20 vitesh nisëm: Revisten memorial “Nura – Domi – Bejtullahu” me ciklin e lartë, pas një viti filluam edhe “Fëmijët në skenë” me ciklin e ulët të të gjitha shkollave fillore të komunës sonë, bile për ta kurorëzuar mbajtëm edhe 5 vite festivalin e shkollave të mesme. Por jam edhe nismëtar i teatrit të kukullave. Më vie keq që për munges financimi teatri i kukullave nuk vazhdoi.

J anë apo nuk janë fëmijët të talentuar dhe të dashuruar pas teatrit?

Ejani dhe shikoni tash pas gjitha këtyre viteve se si luajnë fëmijët, do të mbeteni pa mend kur ti shihni me çfarë përkushtimi, bile kur vjen koha e nisjes së përgatitjes, fëmijët këmbëngulin tek mësueset që të përgatisin shfaqjen.    

K  omedia një fushë ku gjithnjë keni shkëlqyer. Komenti juaj?!

Intelegjencë, sinqeritet, sinqeritet dhe  sinqeritet …

L indet me humor në shpirt apo si është puna?

Mendoj se nga fëmijëria isha dhe jam njeri me enrgji positive. Kur kësaj i kam shtuar dhe sinqeritetin ka linduar ai humori i natyrshëm.

Ll oj-lloj sfidash e ndjekin edhe aktorin. Cilat janë ato më të theksuarat në karrierën tënde?

Sfida më e madhe që e ndjek aktorin është se duhet çdo herë të krijohet një njeri i mirë me të gjitha karakteristikat e veçanta. Tjetra duke ndërruar shumë regjisor secili vjen me teket e veta dhe kjo është sfida që jo rralë sjellë kokëçarje.

M esazhi i aktorit?

Duke patur parasysh që njeriu është product I atyre vlerave kulturore, sociale dhe vlerave morale që ka krijuar ,  mesazhi i aktorit është i një rëndësije të veçantë.

N diqni arritjet e aktorëve të rinj. Si ju duken?

Janë të talentuar, por mendoj se kriteret me të cilat pranohen dhe vlerësohen në akademi janë sipërfaqësore. Pastaj, puna e aktorit duhet të jetë shumë këmbëngulëse, sepse aktrimi nuk është një profesion i zakonshëm.

Nj ë ditë e Cenit  si fillon e si mbaron?

Rregull dhe disciplinë, për çdo mëngjes një orë vrapim dhe  njëzet minuta ushtrime. Orar në ushqime, lexim, lexim dhe lexim.

O ra për teatrin e mirëfilltë po vjen apo ka ikur?

Ora e teatrit le shumë për të dëshiruar. Shkrimtari i madh Dan Broën në romanin “Signali i humbur” thotë se në tërë botën arti po përjeton një krizë. Njerëzimin e ka kapluar kotësia, pangopësia. E barku plot e koka boshë, vështirë për teatrin.

P ubliku sa ka rol në arritjet e një artisti?

Istref Begolli, aktori ynë I madh, sa herë vinte në shfaqje në Gjakovë, më thoshte se ndien të dridhura sa herë del para spektatorit gajkovar. Prandaj roli i një publikut të kultivuar pa dyshim ka rol të rëndësishëm në arritjet e një artisti.

Q yteti i Gjakovës sa është inspirues në krijimtarinë tënde interpretative?

Ja kjo që përmenda më sipër, sepse është një publik i kultivuar me traditë. Nuk duhet harruar, kur kësaj tradite i shtohen edhe 20 vite të teatrit për fëmijë, andaj kështu krijohet publiku i cili është inspirues dhe motivues.

R oli më i dashur në jetë për ty dhe pse?

“Shoku Gaf” sepse bëra një punë të thuash studimore duke vizituar të gjithë drejtorët e ndërmarrjeve të atëherëshme dhe duke sublimuar të gjitha anët negative, ato të cilat spektatori vërente çdo ditë, por që për herë të parë thuheshin publikishtë. Kjo është ajo që e bënë rolin të pavdekshëm.

Rr eth prezantimit të humorit në valët e Radio Gjakovës gjatë viteve të 80-ta, çfarë kujtime mbani?

Në vitet kur ekonomia gjakovare përjetoi një lulëzim të pa parë kjo ndikoi në emancipimin I cili kushtëzonte që duke bërë emisionin “satir, humor, muzikë” në valët e Radio Gjakovës për 10 vite të jetë njëri prej më të përcjellurve. Bile kishte shkuar puna sa njëri prej drejtorëve kërkonte ta padiste Radio Gjakovën në gjyq. Aq thellë kishte depërtuar satira.

S a ndikon pensionimi tek aktori dhe a ka pushim apo përsëri punë ?

Përkundrazi, pas pensionimit aktori bënë një rikapitullim dhe bënë sintezën e asaj që ka krijuar. Kjo i shton peshën që ai ta kurorëzoj me pjekuri të cilën aktori e lakmon gjatë tërë punës artistike.

Sh umë mirënjohje e kanë ndjekur punën dhe  suksesin tuaj. Cilën  e konsideroni më të dashurën ?

Natyrisht, shpërblimi për vepër jetësore mga MKRS si dhe ky i kryetares Mimoza Kusari Lila.

T akimet më të ngrohta me publikun ku i keni pasur…?

Në Gjakovë gjithsesi, por edhe në Pejë ku kam qenë mysafir në 5 – 6 projekte.

Th ënia më e mençur dhe më e dashur që iu ka ndjekur gjatë gjithë jetës?

Thënia e një shkrimatri “Kur i ke caktuar vetes një qëllim, një cak mos e kthe kokën pas çdo qeni që të lehë prapa se kurr nuk do të arrish atje”.

U  ka mbetur diçka në jetën tuaj pa e realizuar dhe çka?

Po, themelimi i një teatri privat.

V itet e rinisë po të ktheheshin a do ti kishit përqendruar  përsëri në rrugën e aktrimit apo në ndonjë profesion tjetër?

Asnjë përveç aktrimit …

X –ixat e talentit për aktrimin por edhe të çfarëdo profesioni tjetër,  kur mundë të hetohen?

Që në fëmijëri.

Xh iruat edhe në filma. Sa ishin atraktiv për ju?

Po kryesishtë role episodike. Por, në filmin e metrazhit të gjatë:”Gomarët e kufirit”, luajta njërin nga rolet kryesore. Ishte shumë atraktive sepse u xhirua gjatë dy sezoneve.

Y  jet e teatrit dhe filmit kosovar që kurrë nuk do ti harroni.

Bekim Fehmiu, Robert Ndrenika, Shani Pallaska, Istref Begolli, Abdurrahman Shala, Faruk Begolli, Melihate Ajeti, Ndrekë Luca, Nik Xhelili.

Z emra ju rrahë për skenën. A mundë t’ iu shohim në ndonjë realizim të ri?

Shpresoj do të kem angazhim në projektin i cili do të nisë së shpejti në Gjakovë.

Zh villimet në fushën e artit skenik për një qytet sa janë të rëndësishme?

Të rëndësishme sa gjaku për organizmin e njeriut. Përëndia na ndihmoftë.

          z.v/gjakovapress/

ADVERTISEMENT
Previous Post

Edi fiton të argjenden në Stamboll

Next Post

Gjakova pa deponi për mbeturinat e ngurta

Related Posts

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI
Gjakova Presss

Fejton: ARSIMI SHQIP NË GJAKOVË- Portrete: QAZIM Selim BAKALLI

KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!
Aktuale

KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

Aktuale

Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

Në muajin Mars linden 129 foshnja
Aktuale

Në muajin Mars linden 129 foshnja

DR. ILIR BEQIRI, MJEKU QË LA GJURMË NË MJEKËSINË GJAKOVARE
Gjakova Presss

DR. ILIR BEQIRI, MJEKU QË LA GJURMË NË MJEKËSINË GJAKOVARE

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In