Thursday, April 4, 2024
Kulturë

Ilir Shaqiri në Ditën e dëshmorëve  -Jam krenar që kënga Yjet e Gjakovës u bë himn  ! (teksti dhe kënga)

Një nga krenaritë e Gjakovës, gjithmonë ishte dhe ka mbetur dashuria e madhe, sakrifica dhe gjaku I derdhur për liri e pavarësi. Janë dëshmorët dhe martirët e lirisë, ata që prekin shpirtin e  krijuesve që me tekstin dhe zërin na I  bëjnë gjithmonë të pavdekshëm dëshmorët, heronjtë, martirët e  e Kosovës…Një këngë që të rrëqeth trupin sa herë këndohet, në koncerte, salla, stadiume e veprimtari sportive, është kënga Yjet e Gjakovës.

Në Ditën e dëshmorëve të Gjakovës, 17 Maji, këngëtari I qindra këngëve, Ilir Shaqiri, ndjehet krenar që  kënga “Yjet e Gjakovës” është bërë këngë e dashur për të gjithë dhe tash pas gati 20 vjetësh këndohet me emocion.

Duke kujtuar se si lindi kjo këngë, sot Ilir Shaqiri për Radio Gjakovën,pasi ka përgëzuar për Ditën e dëshmorëve,  tha se, Gjakova është e brumosur me heroizmin për liri e vatan, për shqiptari…

“ Kënga ka lindur si respekt ndaj dëshmorëve e heronjve të  Gjakovës që dhanë më të shtrenjtën për liri e pavarësi .  Menjëherë pas luftës  duke dëgjuar rrëfime për heroizmin e djemve dhe vajzave të Gjakovës, fillova të shkruaj tekstin dhe melodinë, I bindur se për tre minuta nuk mundë të përfshijë të gjithë ata që meritojnë të jenë pjesë e këngës. Më ka ndihmuar këngëtari dr. Zeq Kuçi, me të cilin kemi bashkëpunuar dhe kemi kaluar orë të tëra për ta përmbyllur këngën Yjet e Gjakovës”, tha Shaqiri.

Ilir Shaqiri I njohur për këngët patriotike, ka thënë se ndihej krenar që sot pas kaq vitesh kënga është shndërruar në hit për qytetin. Ai ka zbuluar edhe interpretimin për herë të parë të këngës Yjet e Gjakovës”.

“Ishte viti 2000, kur Revista kulturore  Miss, me editor Zeki Vehapi, organizoi manifestimin Top 10 me këngëtarët më të mirë të Kosovës në sallën e hotelit Pashtriku, në Gjakovë,  dhe aty e kam interpretuar për herë të parë. Më kujtohet, kur më erdhi radha dhe sapo nisen tingujt e parë e gjithë salla, në këmbë, e kanë përcjellë këngën dhe  e kam kënduar dy herë”, kujton sot Shaqiri, I lumtur që prej atëherë kjo këngë dëgjohet me një emocion të veçantë.

Po e botojmë tekstin e këngës:

Ilir Shaqiri

Yjet e Gjakovës

Oooooooo hije t’paska emri
Gjakov lulja e gjakut
Shqipja me dy krena ooo je molla e bajrakut
Shqipja me dy krena ooo je molla e bajrakut
Toka ndizej zjarr,Mbillej po me plumba
Paska djem Gjakova trim si Permet Vula

Folet prap me yje ndor tu dridh martira, yjet rriten n’djepa yll si Yll Morina
Mbahu moj nan Loke asnjeher kok ulur, yjet e gjakoves Zoti i ka perkundur
Mbahu moj nan Loke asnjeher kok ulur, djepat e gjakoves Zoti i ka perkundur
Oooooooo sa her ta nxin qiellin

token i dhet burra
djepat prape i mbushe ooo plot me Bajram Curra
djepat prape i mbushe ooo plot me Bajram Curra
Moj Gjakov dardane varre male gropa
Do ta sjell lirin pisket Ilir Soba
Paska djem si zana yje permbi kreshta yjet perkund nana yll si Elton Zherka

Mbahu moj nan Loke asnjeher kok ulur, yjet e gjakoves Zoti i ka perkundur
Mbahu moj nan Loke asnjeher kok ulur, djepat e gjakoves Zoti i ka perkundur
djepat e gjakoves Zoti i ka perkundur.

 

Më poshtë gjeni interpretimin e këngës Yjet Gjakovës, me të cilën Gjakovapress uron 17 Majin Ditën e dëshmorëve të Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *