Iniciativa për Qytetar Nderi të futbollistëve Cana, Kukeli dhe Abrashi
Fitorja historike e kombëtares së Shqipërisë me Armeninë dhe pjesëmarrja në kampionatin Evropian Franca 2016, ka bërë që komuna e Gjakovës të nisë iniciativën që ti shpall Qytetar Nderi tre futbollistë me origjinë nga Gjakova anëtarë të kësaj përfaqësuese.
Në fillim të mbledhjes së sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa, është aprovuar propozimi që Komisionit për ndarjen e titullit Qytetarë Nderi i Gjakovës, ti procedohet kërkesa që tre anëtarë të përfaqësueses së Shqipërisë nga Gjakova, Lorik Cana, Amir Abrashi dhe Burim Kukeli të ju akordohet ky titull, për kontributin e tyre në suksesin e madh të përfaqësueses shqiptare.
Tash i mbetet komisionit gjegjës që të jam mendimin e vet për shpalljen e këtyre futbollistëve, Qytetar Nderi të Gjakovës.