Saturday, August 31, 2024
AktualeLajme

Inspektoret e tregut ne aksion

foto-bisnes
Foto ZIP Gjakove

Inspeksioni komunal këto ditë ka filluar një aksion intensiv të inspektimit, përmes së cilit po synohet kontrolli i të gjitha tregjeve të hapura dhe vendosja e rregullit aty ku ka nevojë. Siç bëjnë të ditur në drejtorinë komunale të inspeksionit, rëndësi e veçantë po i  kushtetohet edhe afatit të skadencës së produkteve ushqimore, me ç’rast edhe po bëhen inspektime të rregullta në shumë pika ku shiten këto produkte. Gjatë këtyre inspektimeve ka pasur mjaft raste kur tregtarët janë detyruar t’i largojnë nga raftet ushqimet me skadencë të kaluar, por ka pasur edhe raste kur këta artikuj janë konfiskuar për tu asgjësuar, ashtu siç edhe është e rregulluar me ligj. Ndërkohë, një kontroll intensive po bëhet edhe nëpër mishtore dhe restorante, jo vetëm në brendi të qytetit por edhe në zonat rurale ku ato veprojnë. Synim i këtyre inspektimeve është kontrollimi i kushteve higjienike dhe sipas raporteve të drejtorisë së inspeksionit në shumicën prej këtyre mishtoreve dhe restoranteve është hasur në gjendje të kënaqshme dhe të pranuar higjenike.