Saturday, August 31, 2024
AktualeLajme

Interneti jo vetëm për lojë, por për biznes

Ka ardh koha që perdoruesit e interenetit edhe në Gjakove të mendojne ndryshe. Facebook-u, Twitteri dhe shumë rrjete tjera sociale, por edhe interneti në përgjegjësi, nuk janë vetëm për ta kaluar kohën apo për tu përdorur në aspektin negativ. Më shumë se kaq ato mund të përdoren edhe në aspektin pozitiv, bije fjala, për të kërkuar e gjetur vende pune, bursa, marketing për ndonjë aktivitet të caktuar e gjithçka tjetër të kësaj natyre.

Kjo të paktën ka qenë ideja e dy të rinjve gjakovar Martin Berisha e Ardian Sheremeti, të cilët kanë ideuar dhe  po e realizojnë një trajnim me 40 të rinj nga Gjakova e Rahoveci.

InternetiPërvoja e fituar gjatë këtij trajnimi duket se do tu shërbejë për të mirë të rinjve, të cilët thonë se vetëm në dy ditët e para kanë mësuar mjaft për qasjen pozitive në internet.

“Po e shoh se kam pasur shumë nevojë për këtë trajnim dhe për këto informacione që i kam përfituar. Ne të rinjtë shumicën e kohës rrimë në internet, prandaj do të kishte qenë shumë mirë nëse e shfrytëzojmë atë pozitivisht dhe të përfitojmë nga ai”, ka thënë Arbëresha Morina, praktikante.