Wednesday, January 1, 2025
LajmeSporti

Ismet Munishi kryetrajner i ri i Vëllaznimit

Mes pesë trajnerëve të piketuar për angazhim në skuadrën gjakovare, kryetari klubit Shkelzen Gashi ka vendosur për Ismet Munishin që ta drejtoi Vëllaznimin në edicionin e ri të superligës. Kështu u bë e ditur nga vet klubi,  të premten në mbrëmje. Munishi njihet nga publiku gjakovar si futbolist luftarak, vetëmohues dhe  për angazhimin maksimal si ish futbollist I “Kuq e zinjve”. Pas karrierës si futbollistë, Munishi ishte trajneri i Dritës, Hajvalisë e Llamkos Kosovës.  Drejtimin e Vëllaznimit të Gjakovës, Munishi e merr pasi kjo skuadër nën drejtimin e Arsim Gojanit  arriti të  inkuadrohet  në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *