Wednesday, February 7, 2024
Sporti

Istogu më i fortë se Nikshiqi, fiton Turneun ndërkombëtar të hendbollit për femra

Pas dy ditësh të garave dihet fituesi i Kupës së turneut ndërkombëtarë në hendbollin për femra që e organizoi KH Shqiponja nga Gjakova. Klubi i hendbollit Istogu ka fituar në finale me KH Nikshiqin me rezultat 33:30 pas lojes në vazhdime.  Në vendin e tretë doli Shqiponja pasi mposhti KH Çair nga Shkupi  me rezultat 32:24.

Në fund të turneut u ndanë edhe kupat dhe mirënjohjet. Hendbolistja më e mirë e turneut u shpall Albina Rogova nga klubi fitues i turneut. Golashënuesja më e mira ishte Alma Nivokazi e KH Shqiponja  me 29 shënime nga dy ndeshjet dhe portierja më e mirë u shpall po nga klubi organizator, Fillesa Ferizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *