‘Jakova’ reagon ndaj Jablanovicit
Shprehja fyese e Jabllanoviqit, duke i quajtur egërsira nënat dhe qytetarët e Gjakovës, nuk përkon me nivelit e kujtdo, e në veçanti të një personaliteti të lartë të shtetit të Kosovës, kushdoqoftë ai, ka vlerësuar kryesia e Shoqates së Intelektualve Jakova.
Të martën kanë propozuar që brenda mundësive, qeveria e Kosovës të thërras një takim urgjent, dhe në këtë takim, pas një analize të gjithanshme të rastit, të marrë qëndrim adekuat.
‘Mendojmë se deklarimi i Jabllanoviq është i papranueshëm dhe ka krijuar indinjatë të thellë në popull dhe prandaj kërkojmë që Jabllanoviq të shkarkohet nga pozita e lartë që e mban në qeverinë e Kosovës. Ne, si shoqata solidarizohemi dhe mbështesim parezervë qëndrimin dinjitoz të znj. Mimoza Kusari Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës, dhe njiherit u jemi mirënjohës Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, Shoqatës së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, Avokatit të Popullit në Prishtinë, Sami Kurteshi dhe gjithë të tjerëve që kanë mendime të tilla’, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga prof. dr. Masar Rizvanolli , kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”.