Saturday, February 1, 2025
Sporti

Jozef Rrasi në meçin e dytë në boksin profesionist

Boksieri nga Gjakova, Jozef Rrasi  sonte( e shtune rreth ores 22.00) në Liverkusen të Gjermanisë zhvillon meçin e tij të dytë në karrierën e boksit profesionist . Në kategorinë deri në 73 kilogram përball do ta ketë boksierin gjerman Farid Yosif.

Në meçin e parë në boksin profesionist ka arritur të shënojë fitore, duke e nisur kështu suksesshëm një epokë të  re në sportin e boksit. Para tri jave u përball dhe fitoi me boksierin nga Danimarka, Nikki Moller Nielsen, i cili është njëkohësisht edhe kampion i Danimarkës.

Boksieri nga  klubi  Gjakova 137  Jozef Rrasi I shoqëruar edhe  nga trajneri Hajdar Thaqi,  para këtij takimi  tha se sonte do të jap maksimumin dhe prêt që  në Gjakovë do të kthehet me fitore. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *