Saturday, August 31, 2024
Sporti

Juniorët e Vëllaznimit në basketboll kampion të Kosovës

Basketbollistet e ekipit të junioreve të Vëllaznimit janë shpallur kampion të Kosovës, pasi kanë fituar edhe takimin e dytë final kundër  Riinvest Prishtinës. Në takimin e luajtur në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë njëra pjesë u takoi prishtinasve, kurse tjetra, ajo përcaktuesja u takoi gjakovarëve. Ndeshja e dytë finale ka përfunduar me rezultat 63:60, derisa ajo e para e luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet, po ashtu i ka takuar Vëllaznimit me shifrat 70:68. Medaljet skuadrave finaliste i ndanë  Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe ish-anëtari i Bordit të FBK-së, tani anëtar i Këshillit Mbikqyrës, Mentor Rruka. Ndërkaq trofeun kapitenit të ekipit të Vëllaznimit, Atik Koshit ia ka dorëzuar Dushku.
“Urime djema, ju priftë e mbara. Urime Kryesisë, Trajnerit dhe Tifozëve e gjithmonë festofshi sukseset tuaja!” ka përgëzuar e para e komunës Mimoza Kusari Lila në një postim në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *