Thursday, June 6, 2024
AktualeLajme

K.R.U. ”RADONIQI” për 3 vjet dyfishon kapacitetet prodhuese

RadoniqiK.R.U.  ”RADONIQI” deri në vitin 2018, me investimet e reja në vlerë rreth 6 milion e 300 mijë euro, do të arrijë të   dyfishon kapacitetet prodhuese të ujit edhe për 500 litra në sekondë, ndërkohë që  së shpejti do të filloi punimet për fazën e dytë.

Përmes një njoftimi, kjo kompani ka bërë të ditur se me ekzekutimin e fazës së dytë të përpunimit të ujit të pijes, linja e ujit Anadrini dhe kanali derivues i basenit Radoniqi ,  pritet te rritet kapaciteti i prodhimit edhe për 500 l/s. Procedura e prokurimit është iniciuar me  29 prill  dhe është mbyllë më 2 korrik të këtij viti..

Procedura e tenderimit ka qenë me 3 llote. Dosjen e kanë kërkuar 45 firma vendore dhe ndërkombëtare, prej tyre 9 kanë aplikuar dhe një i ka plotësuar kriteret si firmë e përgjegjshme. Në komision të vlerësimit kanë qenë pjesëmarrës zyrtarë të K.R.U.”Radoniqi” dhe zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Procesi i klasifikimit dhe përzgjedhjes është monitoruar nga Agjensioni Anti – Korrupsion.

Me 2 shtator  është nënshkruar kontrata  në mes K.R.U.”Radoniqi” Sh.a. dhe Kompanisë  fituese “PEVLAKU” në vlerë prej 6.291.783.14 eu.

Financimin e këtij projekti do ta bëjnë: K.R.U.”Radoniqi”, Qeveria e Kosovës – Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Komuna e Gjakovës, Prizrenit, Rahovecit dhe donatorë të tjerë.

Punimet për realizimin e këtij projekti nga firma fituese do të fillojnë me 14 shtator. Ky projekt pritet te finalizohet brenda 3 viteve.