Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    Ndërron jetë  ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Ndërron jetë ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

    Universiteti i Gjakovës titullin  “Doctor Honoris Causa” për  Wesley K. Clark

    Universiteti i Gjakovës titullin “Doctor Honoris Causa” për Wesley K. Clark

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Në Ditën e radios, nxënësit vizitojnë Radio Gjakovën

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier  në Gjakovë

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Gjakovë

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

    Ka filluar tërheqja e ujit në shtretërit e lumenjve

  • Aktuale
    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    Radio Gjakova merr donacion pajisje teknike nga KFOR-i

    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista Online
No Result
View All Result

Home Gjakova Presss

Ka ndërruar jetë Sali Vula, gazetari sportiv

6 years ago
in Gjakova Presss, Lajmet e shpejta, Sporti
0 0
0
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
vellaznimi-1-1968
Gjakovë 7 Prill 1968:Lartë: Bedri Zhubi, Avdi Jusufi, Zija Osmani, Sali Vula, Myhedin Dujaka, Halil Vula dhe Fatmir Zhubi Poshtë: Fatmir Rraci, Sadri Batusha, Jakup Kuqi, Luan Vokshi

Në moshën 70 vjeçare,  dje   ka ndërruar jetë veterani  i  futbollit gjakovar dhe gazetari  sportiv Sali Vula.  Fillimisht nga viti 1967  ishte pjesë e klubit të futbollit Vëllaznimi, ku luajti 4 kampionate  gjatë të cilave Vëllaznimi shpallej kampion, duke i takuar kështu gjeneratës së art të skuadrës Kuq e Zi. Më pastaj kontribuoi edhe në kryesinë e klubit.

Sali Vula pasion kishte gazetarinë sportive. Fillimisht  bashkëpunoi me Rilindjen e më pastaj plotë tri vite nga 1974deri më 1977  ka punuar në redaksinë sportive të Televizionit të Prishtinës në detyrën e gazetarit sportiv e pastaj edhe si komentues i ngjarjeve sportive. Pasionin për dokumentacion sportiv e ka vazhduar pandërprerë deri në vdekje. Shumë i ka kushtuar historisë së Vëllaznimit. Dëshirë e kamotshme  ishte botimi i një monografie për Vëllaznimin.

Për ta kujtuar këtë figurë të shquar të gazetarisë sportive, po e botojmë intervisiten e realizuar vite më parë në revisten Gjakovapress.

Gjakovapress.info: Si lindi dëshira për futbollin dhe cilat janë nismat e tua në këtë lojë të popullarizuar?

Sali Vula: Si çdo i ri para 50 viteve që kishte dëshirë për argëtim edhe unë më shumë kam qenë i dhënë  me futboll në fushat e vogla, duke marrë pjesë në turnirët e futbollit të vogël, ku shquhesha si golashënues. Pastaj si gjimnazist më ofruan të luaj për Vëllaznimin. Disa vite refuzova e pastaj si student, me iniciativën e trajnerit Iljaz Sina, e fillova karrierën time futbollistike dhe e cila nuk zgjati më shumë se 8 sezona. Është interesant se debutimi im me të veshurat e Vëllaznimit u bë menjëherë pas stërvitjes së parë, kur të nesërmen, ishte e mërkure më 9 mars 1967 në Pejë zhvilluam një takim miqësor me Buduqnostin, ku luajta plotë 45minuta. Takimi përfundoi baras 1:1. Golin e parë kampional e kam shënuar më 18 qershor 1967 në Ferizaj në min.30 ku fituam me 2:0.

Gjakovapress.info: Çfarë paraqiste për një të ri të brezit tuaj, veshja e faneles “kuq e zi” e Vëllaznimit?

Është e kuptueshme që për atë kohë të kesh të veshur fanellën e Vëllaznimit ishte një privilegj. E kjo kohë e nismës së karrierës sime, ishte koha e ndryshimeve të vogla politike, kur pas demonstratave në Kosovë të vitit 1968, kur kërkohej e drejta e përdorimit të flamurit kombëtar, Vëllaznimi për herë të parë i kishte të veshurat kuq e zi. Deri tani ato nuk lejoheshin nga pushteti i atëhershëm jugosllav.

Gjakovapress.info: Çfarë kujtoni nga loja juaj aktive në Vëllaznim dhe cili ishte brezi i lojtarëve me të cilët ti luajte?

Unë kam pasur fatin të luaj me një brez, i cili më vonë u quajt “gjenerata e artë” e Vëllaznimit. Për herë të parë Vëllaznimi kampion i Kosovës u bë me përfundimin e sezonit 1967/68 dhe pastaj radhazi 4 herë u bëmë kampion të Kosovës. Pas tri dështimeve në kualifikime për Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, atëherë Vëllaznimi me përfundimin  e sezonit 1971/72 e arriti këtë sukses që është shënuar në historinë e Vëllaznimit. Sa i përket lojës sime si qendërsulmues, e kam arritë bukur mirë të realizojë këtë, se përkrah meje kam pas bashkëlojtarë të spikatur si Luan Vokshi, Jakup Kuqi e të tjerë të cilët më mundësonin që të vija lehtë deri te realizimet.

Gjakovapress.info: Pasionin për futbollin e vazhdove edhe në gazetarinë sportive. Si nisi angazhimi  juaj në gazetarinë sportive?

Si gjimnazist, akoma pa filluar karrierën futbollistike, kisha pasion për të mbledhur dokumentacion sportiv. Me iniciativën e korrespodentit të Rilindjes në Gjakovë, Murat Kursanit, mu bë e mundshme të bashkëpunoi me të vetmen gazetë të përditshme kosovare Rilindjen. Hobi im ishte statistika. Kështu, pas përfundimeve të sezonave futbollistike, Rilindja botonte nga një faqe ku përfshiheshin shumë çka që për atë kohë ishin interesante jo vetëm për klubet e futbollistët, por edhe për lexuesit. 

Gjakovapress.info: Pos në Rilindje keni punuar edhe në Televizionin e Prishtinës në rubrikën sportive. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Plotë tri vite (1974-1977) kam punuar në redaksinë sportive të Televizionit të Prishtinës në detyrën e gazetarit sportiv e pastaj edhe si komentues i ngjarjeve sportive. Në fillim ishte vështirë sepse materialin e marrë nga terreni duhej përpunuar në Beograd prej nga emitohej çdo të hëne “Panorama sportive” e pastaj me rregullimin e studios në Prishtinë emitohej programi drejtpërdrejtë nga kryeqendra e Kosovës. Vështirësitë më të mëdha paraqiteshin kur përcillnim takimet e Trepçës në Mitrovicë e që përfundonin në ora 19,00 e ne duhej ti përgatitshim raportet për fundin e Ditarit që emitohej nëora 19.30. Vështirësitë ishin se punohej me kamera filmike e jo si tani me ato elektronike. Kam pas një fat të mirë që kam pas një redaktor të njohur sportiv, Veli Vraniqin, nga i cili shumë kam mësuar.

Gjakovapress.info:  Një pasion juaji i veçantë ishte futbolli gjakovarë. Jeni i njohur për analizat, shënimet, historikun e futbollit gjakovarë. Çfarë mundë të na thoni në këtë drejtim?

Pasionin për dokumentacion sportiv e kam vazhduar pandërprerë, e vazhdoi edhe sot. Shumë i kam kushtuar historisë së Vëllaznimit. Dëshirë e kamotshme e imja ishte botimi i një monografie për Vëllaznimin. Pse nuk është realizuar kjo, janë disa arsye. Më mungojnë shënimet e sakta të sezonave kur Vëllaznimi luante në Ligën Maqedono-Kosovare (1955-1957) dhe Ligës së Serbisë së atëhershme (1962-1965). Disa nga udhëheqësia e Vëllaznimit nuk më jepnin autorizimin për të shkuar në Beograd dhe Shkup për të marrë shënimet e duhura nga protokolet e ndeshjeve, e çka ishte jo e mirë, ato në klub nuk ruheshin dhe klubi nuk kishte arkivin e vet. Pas luftës, të realizohet kjo është më e vështirë, e këtë nuk më mundëson edhe gjendja shëndetësore.

Gjakovapress.info: Cfarë flasin të dhënat për rrugëtimin e futbollit gjakovarë?

Gjatë historisë 82 vjeçare të futbollit gjakovar ka shumë çka të flitet. Janë kohëra të ndryshme, e më të vështirat ishin ato që vinin nga pushteti i atëhershëm  Jugosllav, që nuk lejonte zyrtarizimin e klubit se janë lojtarët të gjithë shqiptarë. Falë iniciativës së disa dashamirëve gjakovarë të apasionuar për futboll, ia arritën që të zyrtarizohet klubi, të merr pjesë në gara kampionale dhe për kup. Nga fillimet e viteve 1950, klubi e merr emrin Vëllaznimi që e mban edhe sot. Ka pasë edhe klube të tjera përveç Vëllaznimit, por më shumë janë dalluar me suksese Deva dhe Gjakova që në kohërat e veta luanin në Ligën e Parë të Kosovës.

Gjakovapress.info: Cili mund të jetë brezi më i suksesshëm i Vëllaznimit?

Vëllaznimi gjatë historisë së vet ka pasur breza shumë të suksesshëm. Për shkak të sukseseve të para të arritura, më duket se brezi im i viteve 1967-1974 ka qenë më i miri. Fort mirë e mbaj mend brezin e viteve 1956 në krye me Hamdi Nuqin, ndër golashënuesit më të spikatur të Vëllaznimit, pastaj brezin e Zenun Brovinës dhe brezi i fundit i suksesshëm ishte ai i viteve 1983 kur arriti suksese të mëdha në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë.

Gjakovapress.info:  Keni mjaft materiale interesante. Si keni arritur ti mbani, ti  ruani dhe gjithnjë të vazhdoni të regjistroni në fletoret tua ecejaket e futbollit gjakovarë nëpër vite?

Të gjitha shënimet për Vëllaznimin i kam kompletuar nga bisedat me lojtarë veteranë, pastaj nga protokolet zyrtare të ndeshjeve të Vëllaznimit që i kam hasë në Lidhjen e përparme Futbollistike të Kosovës e më së shumti nga e përditshmja Rilindja. Përpara ka qenë vështirë të mbahet dhe të ruhet ky dokumentacion. Ka qenë një punë e vështirë të grumbullohen në fletore të zakonshme, tani e kam shumë më lehtë në kompjuter. Po shfrytëzoj rastin për ti këshilluar gazetarët e rinj sportiv, se nuk mund të afirmohet në këtë profesion vetëm me raportimin nga ndeshjet futbollistike. Duhet mbledhur shënime, duhet analizuar dhe duhet bërë komente cilësore. 

Gjakovapress.info: Lexuesit e gazetës “Gjakovapress” nga ky numër do të kenë mundësinë të përcjellin fejtonin e përgatitur nga ju. Çfarë në të vërtetë ata mundë të lexojnë në vazhdimësi?

Fejtoni fillon nga ardhja e topit të parë në Gjakovë që e solli Faik Dushi, formimet e klubeve gjakovare sipas lagjeve, periudha e pas Luftës së Dytë Botërore kur klubi filloi të ketë emrin Vëllaznimi, garat kampionale dhe për kupë të Vëllaznimit, sukseset, rezultatet, formacionet e të gjitha brezave, kuptohet të gjitha këto janë të përcjellura edhe me shumë foto.

Gjakovapress.info: Ju falënderojmë dhe ju urojmë punë të mbarë në këtë “detyrë” të respektuar e me mjaft vlera për sportin gjakovarë dhe kosovarë?

Ju falënderojmë edhe Juve që keni gjet mundësi që nëpërmjet këtij fejtoni, dashamirëve të flakët të Vëllaznimit, e sidomos “Kuq e zinjve” t`iu ofrojmë shënime që ndoshta nuk kanë pasur rast deri tash të mësojnë. /Z.VEHAPI/

Previous Post

Shqiponja shkon tutje në Chaleng Cup

Next Post

Gjyqtarët e hendbollit Bytyqi-Kasapi me të ardhme të sigurt në arenën ndërkombëtare

Related Posts

Në Gjakovapress nr.170: KËNDOFSH PËR JETË E MOT NEZAFETE SHALA
Gjakova Presss

Në Gjakovapress nr.170: KËNDOFSH PËR JETË E MOT NEZAFETE SHALA

Gjakova Presss

Në numrin më të ri: RRUGËTIMI I REVISTËS GJAKOVAPRESS BASHKË ME 15 VJET TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

KF Vëllaznimi vazhdon të dëmtohet
Sporti

KF Vëllaznimi vazhdon të dëmtohet

Humbja e tretë radhazi e KB Vëllaznimi
Sporti

Humbja e tretë radhazi e KB Vëllaznimi

KB Vëllaznimi me përforcimin e ri
Sporti

KB Vëllaznimi me përforcimin e ri

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In