Thursday, April 25, 2024
Gjakova PresssLajme

Ka ndërruar jetë Xajë Nura-atdhetari dhe krijuesi ishquar

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe krijuesi shumë dimensional  Murteza Nura ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 82 vjeçare. Ai u lind më 27 nëntor 1935 në Pejë ndërsa  pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Gjakovë. Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën gjë u burgos disa vite. Ai ishte edhe piktor. Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madh të librave, por për shkak të rrethanave, në të cilat ka vepruar, me tirazh të vogël e më shpesh dorëshkrime të lëna për botim, ose i botoi me pseudonim. Në Kohë të fundit jetonte në Kllokot. Murteza Xajë Nura  ka botuar gjithsej 22 vepra.

Baca Xajë siç e kanë thirr me dashamirësi miqtë e vet, ka qenë I palodhshëm, I afërt dhe bashkëpunues me të gjithë që vizion kishin çështjen kombëtare. Vite më parë ka bashkëpunuar edhe me revistën Gjakovapress ku ka publikuar shkrime interesante dhe me plotë vlerë, dhe na ka këshilluar për tema nga më të ndryshmet, për çka redaksia jonë e falënderon përjetësisht duke I shprehë ngushëllime familjes së tij.

Ceremonia lamtumirëse do të bëhet ditën e premte  me 14 Korrik në Gjakovë.  Nën patronatin e kryetares së komunës së Gjakovës , Mimoza Kusari Lila, në ora 14:00 mbahet  mbledhja Komemorative në sallën e madhe të pallatit të kulturës Asim Vokshi ndërsa  në ora 15:00 po neser  organizohen homazhe në foajen e pallatit. Varrimi i shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Murteza Xajë Nura bëhet  të premten në ora 16:00  në varrezat e qytetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *