Kati përdhesë i QKMF-së hapet të enjten
Pas një pauze të gjatë kthehen shërbimet shëndetësore në objektin e rinovuar të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
“Është renovuar kati përdhesë i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë dhe është i gatshëm nga data 4 Dhjetorë për shërbim të popullatës. Këtë e ka konfirmuar kompania mbikëqyrëse e punimeve “Ideal Projekt & Geomerkur” në një shkresë të dërguar në Drejtorinë e Shëndetësisë. Në këtë shkresë ndër të tjera thuhet se “ Objekti i QKMF-së kati përdhesë tashmë është i gatshëm dhe mund të lëshohet në shfrytëzim për ofrimin e shërbimeve të Kujdesit Parësorë Shëndetësorë, “ ka njohtuar Zyra për Informim e Komunës së Gjakovës.
Sipas kësaj zyreje, në raportin e komisionit për pranimin teknik të punimeve thuhet se “Kompania e realizimit të punimeve e kontraktuar nga Komuna e Gjakovës “Montkomerc”, i ka përfunduar të gjitha pozicionet konform kontratës.