Tuesday, December 31, 2024
Sporti

KB Vëllaznimi me vështirësi deri te fitorja me Istogun

KB Vëllaznimi,  të dielën në mbrëmje e ka regjistruar fitoren e shtatë në këtë edicion, duke e mposhtur  Istogun me rezultat 82:67 (27:17, 15:24, 16:14, 24:12), në javën e 13-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej 15 pikësh, 19:4, derisa çerekun e parë e fituan 27:17. Por, kundërpërgjigja e istogasve erdhi menjëherë në periudhën e dytë, ku pjesa e parë përfundoi 42:41.

Perioda e tretë ishte e barabartë, por në dhjetë minutat e fundit, kur u vendos loja, kuqezinjtë ishin më të mirë dhe fituan 82:67.

Te Vëllaznimi u dalluan Burim Zekiqi me 19 pikë, Myreon Jones me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Jordan Dallas me 11 pikë e 12 kërcime. Vëllaznimi numëron shtatë fitore e gjashtë humbje.

Se ishte një ndeshje e vështirë, këtë e tha pas lojës, kryetrajneri i Vëllaznimit, kroati Josip Plantak.

“Sëpari duhet ti uroj basketbollistët e mi për angazhim por edhe Istogun për lojë shumë të mirë. Ne në çerekun e  dytë kemi luajtur dobët, në mënyrë katastrofave. Kemi pranuar 24 poenë, por në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë në mbrojtje e në sulm nuk na kanë ecur punët mirë, por kryesore është fitorja. Ecim tutje”, ka thënë Plantak.

Dy  ndeshjet e ardhshme Vëllaznimi  i luan si msysafir i Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *