KB Vëllaznimi shënon fitoren e parë
KB Vëllaznimi me një angazhim të madh dhe me mbështetjen e madhe të tifozerisë ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion të Prince Caffe Superligës. Kuqezinjtë me përmbysje kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 64:61 (7:13, 12:21, 26:21, 19:6). Trajneri I Vëllaznimit Plantak tha se kjo fitore u arrit me një undë të madh. “Ishte karakteri I forte I basketbollistëve që solli fitore” tha Plantak në fund të takimit.
Çereku i parë u karakterizua me shumë gabime nga të dy skuadrat, sidomos me gjuajtje të pasakta, por pranë rezultatit 7:4, mysafirët hynë në një seri prej 0:9 dhe e fitojnë çerekun e parë 7:13. Therandasit vazhduan me lojë të mirë dhe arritën të kishin epërsi të dyfishtë 17:34, derisa pjesa e parë përfundon 19:34.
Këndellja e vendasve filloi në periudhën e tretë, kur zbutën epërsinë e therandasve, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 45:55. Përmbysja e madhe ndodhi në dhjetë minutat e fundit. Kuqezinjtë me një seri të jashtëzakonshme 17:1, kalojnë për herë të parë në epërsi 56:55, e më pas ngritin epërsinë në 60:56, derisa në fund triumfojnë 64:61.
Te Vëllaznimi më i miri ishte Jordan Dallas me 13 pikë e 13 kërcime. Për një lojë cilësore u dallua edhe Shndrit Llapi I cili luftoi me shpirt për këtë fitore.
“Kishim një ndeshje të vështirë me një pjesëlojë tonën të dobët dhe me një finish jashtëzakonist të mire”, tha Llapi duke cmuar lartë kobtributin e tifozëve që u dhanë zemër.
Tash KB Vëllaznimi nga pesë ndeshje ka vetëm një fitore ashtu sikurse edhe Ylli.