Tuesday, December 31, 2024
Sporti

KB Vëllaznimi “shkel” edhe KB Bashkimin 102:80

KB Vëllaznimi të shtunën në mbrëmje e ka mposhtur KB Bashkimin me rezultat 102:80 duke radhitur fitoren e pestë radhazi. Sëfundmi pasi ka mposhtur Prishtinën dhe Pejën, në Pallatin e Sporteve Shani Nushi, në një atmosphere të rrallë sportive, “ka rënë” edhe Bashkimi. Treshet e fillimit të lojës nga Dallas kanë paralajmëruar një formë të mirë që mëpastaj e kanë ndjekur edhe Sammuel dhe Jalen Ray me nga 24 pikë të shënuara. Diferencën prej 20 pikëve, basketbolistët t Vëllaznimit kanë ruajtur në pjesën më të madhe të lojës dhe ky ishte paralajmërim se fitorja po vinte.

Pas takimit, krytrajneri I Vëllaznimit,  Josip Plantak tha se, fitorja erdhi pas lojës sulmuese dhe mbrojtjes së mire. “Vazhdojmë tutje, me punu fort dhe me prit rezultate”, ka thënë kroati Plantak.

Ndërkaq kapiteni i ekipit “Kuq e zi”, Atik Koshi, tha se nuk ka pritur një diferencë kaq të madhe në rezultat. “Në qerekun e pare treguam lojë efikase dhe këtë ritem pastaj e vazhduam deri në fund”, tha Koshi.

Pas ndeshjes në faqen zyrte të KB Vëllaznimi thuhet:

“Kemi arritur fitoren e pestë rresht, duke mposhtur Bashkimin para tifozëve më të mirë në botë Kuqezinjët e Jakovës dhe publikut madhështor gjakovar.

Ngjitemi kështu në pozitën e tretë në tabelë dhe vazhdojmë me këmbë në tokë drejt ndeshjes së ardhshme ndaj PC Prizrenit si mysafir e ku na duhet përkrahja e gjithë Gjakovës në Prizren.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *