Wednesday, April 3, 2024
Sporti

KB Vëllaznimi triumfon në Prizren nga KB Bashkimi 72:76

Fitore e parë e basketbollistëve të Vëllaznimit në superligë është arritur në Prizren ndaj KB Bashkimit. Çastet e fundit të takimit ishin vendimtare për skuadrën gjakovare.  Vendasit ishin në epërsi të  vogël në dy pjesët e para, 18-17, 24-23, kurse vendimtare për  fitoren ishte pjesëloja e dytë, çereku i tretë  17-18 dhe çereku I fundit 13: 18.  Basketbollistët e Vëllaznimit kanë arritur sonte(e enjte) që përmes lojës angazhuese në Prizren të mposhtin KB Bashkimi  me rezultat 72:76.

Më efikasi ishte Cedric Council me 20 poenë, I pasuar nga Hortman me 19 kosha, Jackson me 14 dhe Driton Rraci me 11 poenë.

Të dielën Vëllaznimi luan në Gjakovë me Trepçën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *