Thursday, April 11, 2024
Lajme

KDC me Projekte të zhvillimit të turizmit malor ndërkufitar

Rajoni i Kukësit në Shqipëri me Bashkinë e Hasit dhe Tropojes si dhe në Kosovë, rajoni i Gjakovës, Pejës, Junikut dhe Deçanit kanë resurse të mëdha turistike. Qendra  Kosovare për Zhvillim-  KDC  bashkë me partnerët e saj për dy vjet ka punuar në promovimin e këtyre vlerave duke zhvilluar projektin  “Përmirësimi i OfertësTuristike në Zonat Malore mes Shqipërisë dhe Kosovës”. Në takimin përmbyllës që u mbajt në Gjakovë,  u tha se synim ishte  rritja e kapaciteteve dhe konkurrencës në sektorin e turizmit në rajonin ndërkufitar, për zhvillimin ekonomik të rajonit nëpërmjet promovimit të trashëgimisë së tij kulturore dhe natyrore.  Në këtë projekt partnere ishte edhe komuna e Gjakovës, ndërsa drejtori për zhvillim ekonomik Ferdinand Kola tha se Gjakova ndër prioritete ka vënë zhvillimin e turizmit dhe për këtë ka bërër investime të rëndësishme.

Entela Sulko , përfaqësuese e Bashkimit Evropian  në Shqipëri tha se Bashkimi Evropian mbështet projektet e turizmit malor, sepse ai sjellë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kordinatori i  KDC, Bujar Nura ka shpalosur aktivitetet e zhvilluara gjatë dy viteve që synim kishte  Zhvillimin dhe promovimin e   produkteve të reja turistike në zonat malore në bashkëpunim me fermerët e zonës, rriten e   kapaciteteve të  fermerëve të zonës për të ofruar shërbime turistike të cilësisë së lartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *