Këndjellet Vëllaznimi, fiton 4 : 0 Blerim Mula kryetrajner

vellaznimiKanë vazhduar  garat për pikë në Ligën e parë futbollistike të Kosovës. Vëllaznimi të merkuren  para publikut të vet priti ekipin e “Ramiz Sadikut” të cilin e mposhti 4:0. Golat I shënuan: Mevlan  Zeka në çastet e fundit të pjesëlojës së parë, pasi Atdhe Gashi më parë kishte huqur penaltinë dhe kishte goditur shtyllën nga një gjuatje nga distanca. Në pjesëlojën e dytë shënuan edhe Valon kasapi nga penaltia në minutën e 53’, Debatik Carkaxhia në 78’ dhe Yll Myrta në minute e 82‘.
Kjo fitore erdhi  pas një debakli dhe starti tejet të dobët të skuadrës  në stinorin pranveror me dy humbje, me Istogun dhe KEK-un si dhe me dorëheqjen e kryetrajnerit Ajet Shosholli. Pas këtyre zhvillimeve drejtues të klubit  ndërmorën  masa për të kthyer vetëbesimin dhe atmosferën triumfuese në radhët e futbollistëve, ndërsa në anën tjetër  në kërkim të një kryetrajneri të ri që do të drejtojë skuadrën deri në fund të kampionatit  kanë gjetur Blerim Mulen. Emërimin zyrtar të kryetrajnerit kryesia e ka prezantuar te merkuren ne mbremje.
Njohtimi i Kryesise se klubit:
Kryesia e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”(Gjakovë) në mbledhjen e vetë të mbajtur të mërkurën, pas ndeshjen Vëllaznimi-Ramiz Sadiku, morri vendim që kryetrajner i ri i Klubit të jetë Blerim Mula.Menjëherë pas kësaj, kryetrajneri i ri, Blerim Mula, në përputhje me kompetencat që i ka me aktet normative të Klubit ka zgjedhur bashkëpunoëotrët e vetë dhe për këtë e ka njoftuar Kryesinë e Klubit.  Bashkëpunëtor të Blerim Mules janë:   Arsim Gojani, Luan Tabaku dhe  Veton Doli.
Shtabi i ri teknik, do të fillon me punën e vetë me lojtarët, menjëherë, të enjten, më 27.03.2014.